Reeves bëhet shënjestër në “John Wick 3” – Halle Berry, Ian McShane e Laurence Fishburne janë pjesë e filmit

Protagonisti i aksionit, John Wick, të cilin e portretizon Keanu Reeves, në paraqitjen e parë të shkurtër nënshtron çdo të keqe që i paraqitet nga vrasësit e paskrupullt.

“Parabellum” është titulli i vazhdimit të tretë për vrasësin profesionist, i cili ka rezultuar shumë i suksesshëm në dy filmat e parë.

Keanu Reeves në rolin e John Wick (Foto: Screenshot/YouTube/Lionsgate Movies)

Në filmin e ri, John Wick është bërë shënjestër, pasi ka vrarë një shef kriminal të nivelit të lartë në hotelin Continental (që është konsideruar si një vendstrehim i sigurt për kriminelët).

Lexo po ashtu:

Për kokën e tij është vënë shpërblimi prej 14 milionë dollarësh, ndërsa për të mbijetuar, ai duhet të ikë nga New Yorku.

Keanu Reeves në filmin “John Wick: Chapter 3 – Parabellum” (Foto: Screenshot/YouTube/Lionsgate Movies)

Paraqitja e re shkurtër e “John Wick 3” paraqet një sërë skenash aksion, ndërsa gjuajtjet me armë vijnë nga të gjitha këndet.

Krahas Reeves, në filmin e ri luajnë edhe Halle Berry, Ian McShane, Laurence Fishburne, Lance Reddick, Anjelica Houston e John Leguizamo.

Chad Stahelski e ka bërë regjinë e “John Wick: Chapter 3 – Parabellum”, i cili pritet të lansohet më 17 maj 2019 nga Lionsgate’s Summit Entertainment. /Telegrafi/

TAGS