18 July 2018 / 18:46
Me ftesë të kryeministrit Zaev, në klubin e deputetëve janë mbledhur liderët e të gjitha partive politike. Në këtë takim me opozitën synohet përafrimi i qëndrimeve për zgjedhjen e anëtarëve të KSHZ-së, ndërsa me VMRO-në dhe partitë e tjera, të cilat kanë numër më të vogël të deputetëve në Kuvend diskutohet edhe për referendumin për emrin, i paralajmëruar për në vjeshtë.