29 Shtator 2018 / 15:19
1 558 të burgosur të cilët paraprakisht kanë aplikuar, sot kanë të drejtë vote në referendum. Përveç tyre, të drejtën e votës gjatë ditës mund të shfrytëzojnë edhe personat e sëmurë dhe ata të burg shtëpiak, të cilat paraprakisht janë paraqitur në KSHZ. Alsat M inspektoi situatën në burgun e Idrizovës, me ç’rast u deklaruan edhe vetë të burgosurit.
Votimi rrjedh normalisht. Njerëzit dalin nga ndërtesa e mësipërme pa asnjë problem. Disa vijnë, disa kthehen dhe voton secili ashtu siç është më së miri.”
Votimi për referendumin në burgun e Idrizovës po zhvillohet pa ndonjë incident, d.m.th. në mënyrë të rregulltë. Megjithatë i vetmi problem që hasëm këtu ishte se shumica e të burgosurve, pavarësisht vullnetit të tyre, nuk arritën dot ta realizonin të drejtën e tyre të votës.
Jo, nuk votova sepse nuk isha në listë. (A ju ndodh për herë të parë të mos jeni në listë?) Jo, kjo është e treta herë që nuk jam në listë. Dëshira ime është që sikur çdo qytetar i kësaj republike të votoj. Edhe unë kam të drejtë të votoj. Tani unë nuk e di ku është gabimi, tek unë nuk mund të jetë gabimi, mund të jetë tek ata që janë kompetent për këtë gjë.”
Momentalisht nuk ka kurrëfarë problemi, gjithçka shkon sipas rendit. Vetëm ka disa probleme, që nuk janë disa të burgosur në listë. Gjithçka tjetër është normale. Duan të gjithë të votojnë, por numri më i madh nuk është në listë.”
Votimi deri tani ka shkuar sipas rendit dhe shpresojmë që ashtu të mbetet. Deri tani, deri në ora 10:30, dalja ishte 40% nga të burgosurit që kanë të drejtë vote. Pra ka 732 votues që kanë të drejtë të votës në burg – thotë Sonja Stojanovska, Kryetarja e Këshillit Zgjedhor.
Kryetarja e Këshillit Zgjedhor tha se Këshilli nuk ka asnjë kompetencë për t’i ndihmuar të burgosurit që janë jashtë listës. Nga KSHZ-ja fajin ua hedhin të burgosurve, që nuk kanë kërkuar në kohë dokumente personale gjatë apeleve të KSHZ-së, MPB-së dhe Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve.
Gjatë këtij procesi u lëshuan dokumente personale për ato të burgosur që kanë kërkuar, respektivisht kanë bërë kërkesë me shkrim. Një pjesë prej tyre nuk bënë këso kërkese, ashtu që nëse bëhet fjalë për ndonjë person konkret që nuk ka dokument personal valid, ndoshta për atë arsye nuk është regjistruar në Listën Zgjedhore për institucionin ndëshkues-përmirësues. Megjithatë, gjithsesi të gjitha akuza do të verifikohen këtu në KSHZ- deklaroi Lupka Guguçevska, KSHZ.
Mundësi për të votuar, sot kanë edhe 1 859 të sëmurë. Ndërsa nesër, të drejtën e votës mund ta shfrytëzojnë mbi 1,8 milion votues të regjistruar në Listën Zgjedhore.
Anesa Salihu