7 April 2018 / 10:18
Ekspertët e ekonomisë në Maqedoni vlerësojnë se realizimi i reformave në planin ekonomik, ec me dinamike tejet të ngadalësuar, sepse Ekzekutivi, kryekëput është e fokusuar në problemet politike, ndërkohë që theksojnë se efektet nga masat e ndërruara nga Qeveria, qytetarët pothuajse nuk i ndjejnë, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Qeveria e Maqedonisë ka paralajmëruar një varg masash për subvencionimin e kompanive të vogla dhe atyre të mesme, si dhe kushte të njëjta si për investitorët e huaj ashtu dhe ata vendorë.
Në bazë të planit të Qeverisë për vitin 2018 janë caktuar 3,1 miliardë denarë ose 50 milionë euro për programin për zhvillim ekonomik. Në mënyrë plotësuese janë caktuar edhe një miliardë denarë për masat aktive për punësim.