Gjykata penale ka refuzuar kërkesën e ish prokurores speciale Katica Janeva, e cila ofroi garancion pronë të patundshme për të dalë nga paraburgimi. Për kërkesën e tillë të Janevës, gjykata shprehi mendim negativ edhe nga Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar e cila e udhëheq hetimin për “Zhavatjen”.
Gjykata Themelore Shkup
“Sot është dorëzuar mengim negativ nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion në lidhje me propozimin. Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të mendimit nga prokuroria përgjegjëse, gjykatës i procedurës paraprake solli vendim me të cilin propozimin për shfuqizimin e masës së paraburgimit me garancion të caktuar refuzohet si të palejuar, ndërsa propozimimi për përcaktimin e masave të përkujdesit cilësohet si e pa bazë”