Refuzon hotelin me pesë yje në Katar, të gjithë po duartrokasin për veprimin e Liverpoolit

Refuzon hotelin me pesë yje në Katar, të gjithë po duartrokasin për veprimin e Liverpoolit

16:59 |

Liverpooli ka refuzuar një hotel luksoz të ndarë për ta në Doha të Katarit, pasi zbuloi një seri çështjesh të të drejtave të njeriut që rrethojnë vendin me pesë yje.

‘Të Kuqtë’ janë vendosur të shkojnë drejt Lindjes së Mesme në dhjetor në mënyrë që të garojnë në Kupën e Botës për Klube, për të cilën u kualifikuan pasi u bënë kampionë evropianë duke fituar Ligën e Kampionëve në qershor.

Liverpoolit iu ofrua ‘Marsa Malaz Kempinski’, një hotel palatial me pesë yje në ishullin artificial të Pearl-Katar, por e kanë hedhur poshtë propozimin për shkak të së kaluarës së tij të errët, transmeton lajmi.net.

Lajmi për skuadrën e Jurgen Klopp u zbulua nga Athletic, i cili përshkruan sesi ‘Reds’ vendosën kundër idesë pas një kujdesi të duhur.

Në tetor 2018, një hetim nga The Guardian zbuloi se punëtorët migrantë të punësuar nga hoteli ‘Marsa Malaz Kempinski’ po fitonin rroga nën atë të pagës minimale dhe po vepronin në shkelje të ligjeve të punës.

Rojet e sigurisë po punonin ndërrime 12-orëshe në temperatura 45 gradë celsius dhe fitonin pak më shumë se 8 funte në ditë.

Athletic shton se Liverpooli tani ka informuar FIFA-në dhe autoritetet e Katarit për vendimin e tyre dhe janë zhvendosur në një hotel në kontinent, i cili nuk shkakton shqetësime të tilla. /Lajmi.net/

autor: Lajmi.net

16:59 |

TAGS