Regjistrimi i popullsisë jashtë platformës së përbashkët

Regjistrimi i popullsisë, edhe pse ishte pjesë e njërit nga draft versionet e platformës së partive shqiptare, është hequr nga versioni final kësaj platforme, raporton Alsat-M.

Në versionin e parë të deklaratës së përbashkët shkruhej se kërkohet “Regjistrimi i saktë i popullsisë nëpërmjet asistencës dhe monitorimit nga institucionet evropiane dhe ndërkombëtare”

Disa nga partitë shqiptare pjesë e deklaratës nuk sqarojnë se pse kjo pikë, nuk qëndron edhe në versionin përfundimtar të deklaratës. Për ekspertin e marrëdhënieve ndëretnike Vllado Dimovski, për inicimin e çfarëdo ndryshimi Kushtetues të natyrës së kërkesave të partive shqiptare, regjistrimi i popullsisë është mëse i nevojshëm.