Në Maqedoninë e Veriut në 24 orët fundit janë regjistruar 18 raste të reja të personave me koronavirus, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Sipas qyteteve: Shkup-7, Kumanovë-2, Prilep-4, Manastir-2, Kavadar-1, Krushevë -1 dhe Koçani-1.
Me këtë numri i të diagnostifikuarve me Kovid-19 në vendin tonë është 617.
Ministria e shëndetësisë informon se në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup ka humbur jetën një person nga Kumanova në moshë 73 vjeçare. Në banesën e tij në Kavadar është gjetur i vdekur 44 vjeçari, tek i cili është marrë mostër dhe është vërtetuar prezencë të virusit.