Regjistrohen dy përleshje fizike në Gostivar. Dje (30-qershor) në ora 17 e 40 minuta, 38-vjeçari N.O. nga fshati Vidushë e Gostivarit, në SPB Tetovë ka denoncuar se në rrrugën ,,JNA” në Gostivar, ku bashkë me vëllaun dhe nipin e tij kanë qenë duke kryer punë ndërtimore, rreth orës 16.00 është prishur qetësia dhe rendi publik, me një përleshje fizike në të cilën kanë marrë pjesë edhe disa persona të panjohur.
Menjëherë pas denoncimit, në Stacionin policorë Gostivar kanë qenë të arestuar personat A.O.(23) dhe S.O. (49) nga fshati Vidushë dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të rastit, do të përgaditet parashtresë adekuate.
Po ashtu, dje (30-qershor) në ora 21 e 15 minuta, 29-vjeçari A.I. nga Gostivari në SPB Tetovë ka denoncuar se, rreth orës 19 e 15 minuta në Banjicë të Poshtme të Gostivarit, ka qenë i sulmuar fizikisht nga më shume persona, ku disa prej të cilëve i ka njohur edhe më herët.
“Pak më vonë janë privuar nga liria dhe janë thirrur në Stacionin policorë Gostivar gjithsej pesë persona të moshave prej 21 deri 43 vjeç të gjithë nga Banjica e Poshtme, për shkak të dyshimit se kanë qenë të involvuar në këtë rast” , njoftuan nga Policia
Merren të gjitha masat dhe aktivitetet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.