Regjistrohen dy raste të reja me koronavirus në Delvinë, mes tyre një edukatore

Regjistrohen dy raste të reja me koronavirus në Delvinë, mes tyre një edukatore

Dy raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në Delvinë.  Gazetari Joljo Dine raporton se kanë rezultuar pozitivë një edukatore dhe një pensioniste.



Menjëherë ka nisur hetimi epidemilogjik dhe janë izoluar kontaktet e këtyre personave. Ky është rasti i tretë brenda pak ditëve, ku arsimtarët rezultojnë të infektuar me Covid-19 në Delvinë.

Deri tani, janë në karantinë një mësuese dhe dy edukatore, ndërsa e karantinuar vazhdon që të jetë edhe një sanitare kopshti.