Alsat 2019-04-09T15:14:05+02:00
Në Tearcë, kandidati për President Blerim Reka, në tubim me qytetarët, ka folur për ngecjet dydekadëshe në zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit. Konkretisht Reka ka përmendur statusin e ish ushtarëve të UÇK-së dhe statusin e gjuhës shqipe. Ai thotë se me zgjedhjen e tij president, në Aleancën e NATO-s e cila ka qenë bashkëhartuese e Marrëveshjes së Prespës do ta shtrojë pyetjen e aneksit për statusin e ish ushtarëve. Ndryshimet me ligjin për përdorimin e gjuhëve ai i konsideroi vetëm ndryshime kozmetike.
Ata që e bënë Marrëveshjen e Ohrit, nuk arrijnë t’i realizojnë as të drejtat që i garanton Marrëveshja e Ohrit. Aneksi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit për risocializimin as pas 18 vitesh nuk është zbatuar. Ligji për statusin e veteranëve të UÇK-së as nuk është proceduar. Një ligj tjetër i atyre që ishin kundër tyre, që nga viti 2008 është në fuqi – tha Blerim Reka, kandidat për president.
Alsat
Loading…