“Reket”, Janeva: Nuk ka asnjë provë kundër meje

“Reket”, Janeva: Nuk ka asnjë provë kundër meje

Jam e pafajshme- tha Katica Janeva në fjalët e saja përfundimtare për rastin “Reket”. Ish prokurorja speciale tha se aktakuza kundër saj bazohet në dëshminë e çiftit Kamçev për të cilët tha se janë fundërrina. Orce Kamçev ka dashur të bashkëpunojë me PSP-në. Janeva e ka ditur, siç tha ajo se ai është lojtarë i ndyrë dhe i rrezikshëm, por nuk ka mundur ta blejë. Janeva pyeti ku është dëshmia se Kamçev ka nxjerrë mbi një milionë euro që t’i korruptojë.

“Nëse Prokuroria do të tregonte fotografi me sheqer, do të nënkuptohej që po marr kokainë që ma ka dhënë Orce”.

Janeva tha se prokuroria e Villma Ruskoskës nuk ka gjetur asnjë qindarkë. Nuk janë as 50 eurot për të cilat Prokuroria pohonte që Janeva i ka marrë ndërsa e dëshmonte përmes fotografisë së Katicës me të holla. Ish kryetarja e PSP-së ishte e acaruar që në fjalët përmbyllëse nuk ka ardhur Ruskoska, por se ka dërguar prokurorë të tjerë.

“Akuzën ia copëtuam si byrek. Përfaqësuesi i akuzës duhej të vinte dhe të turpërohej”.

Avokatët e Janevës janë në pritje të një verdikti lirimi.

“Vetëm një aktgjykim lirie, pritje tjetër nuk kam, sepse nuk ka dëshmi. Ku janë paratë, ne nuk kemi parë para në këtë rast, dhe gjoja janë dhënë 1.5 milion euro”

“Ne nuk duam të dyshojmë në prapavija, nuk duhet të ketë diçka të tillë.”

Boki 13 dhe Katica Janeva do të dëgjojnë aktgjykimin për rastin “Reket” më datën 18 të këtij muaji. Zoran Milevski-Kiçeec tashmë është dënuar me tre vjet burg.

Bojan Stojanovski