ФОТО: МИА
Alsat 2019-12-10T13:09:31+01:00
Para pak çastesh ka përfunduar dëshmia e Ana Kamçeva, e cila gjatë dëshmisë së saj për rastin “Reketi” tha se Bokit 13 në 1TV i ka sjellë 350 mijë euro derisa Kiçeec i ka huazuar edhe 150 mijë që të mbledhin 500 mijë euro, që Kamçev të del nga paraburgimi.
Kamçeva ka deklaruar se ka pasur takim me Boki 13 dhe Katica Janevën në banesën e Boki 13 ku janë marrë vesh për detajet rreth rastit “Imperia”. Para takimeve me Boi 13, Kamçeva ka realizuar takim edhe me Vasil Dimiskov, avokat dhe vëllai i gjykatëses Vesna Dimishkova. Më tej Kamçeva tha se i janë kërkuar 6 milion euro që të kaloj më lehtë në rastin “ Imperia”.
Takimet i ka caktuar Kiçeec derisa Kamçeva ka qenë dëshmitare e bisedës telefonike mes Boki 13, Orces dhe Janevës, kjo e fundit është lëshuar përmes interfonit.
Foto: MIA
Loading…