Alsat 2019-08-14T15:53:13+02:00
Edhe një prokuror i Speciales do të dëshmojë në Prokurorinë e krimit të organizuar për rastin “Reket”. Pas Elizabeta Josifovskës dhe Lile Stefanovës, tani me Villma Ruskoskën pritet të ballafaqohet edhe Burim Rrustemi. Ai është ftuar, por për shkak të gjykimit të nesërm për rastin “TNT”, ende nuk është saktësuar koha. Nga ana tjetër, Prokuroria sot ka njoftuar se hetimi për “Reket” po zhvillohet sipas planit të paraparë.
Prokuroria Themelore Publike
“Në rrjedhë e sipër është hetimi financiar në disa drejtime, po bëhet grumbullimi i materialit të dëshmive që do të ndihmojë në vërtetimin e gjendjes faktike. Njëherë, po bëhet ekzaminimi i një pjese të pajisjeve të marra elektronike ndërsa për një pjesë ka përpjekje që të bëhet dekriptimi i përmbajtjeve të gjetura”.
Në ndërkohë, kryeministri Zaev në intervistë për agjencinë MIA porositi se përgjegjësi patjetër duhet të ketë edhe për ata që paraqiten si viktima në këtë rast.
Përgjegjësi duhet të ketë edhe për paramenduesit dhe për të gjithë ata që bëjnë çmos të shpëtojnë dhe më pas shtiren sikur janë viktima- deklaroi Zoran Zaev.
Opozita akuzoi se në rastin në fjalë është i përfshirë edhe kryeministri.
Derisa Zaev kërcënon qytetarët, Katica Janeva ende nuk është ftuar për bisedë informative në Prokurori dhe është e lirë në vend të jetë në paraburgimi- tha Dimçe Arsovski- VMRO DPMNE.
Në rastin “Reket”, dyshohen Boki 13 dhe Zoran Kiçeec. Të njëjtit nga biznesmeni Orce Kamçev kanë marrë 1,5 milionë euro dhe i kanë premtuar se do të ndikojnë në PSP që ta ndërpresin hetimin për larje parash ndaj tij. Gazeta djathtiste italiane “La Verita” nga ana tjetër publikoi materiale audio ku dëgjohet edhe Janeva duke e siguruar Kamçevin se rasti “Perandoria” është nën kontroll. Janeva nuk mohoi të ketë biseduar, por pohon se është pjesë e skemës së zhvatjes së Boki 13.
Bojan Stojanovski
Loading…