“Reketi”, gjykimi anulohet për nesër

“Reketi”, gjykimi anulohet për nesër

Ish kryetari i Komunës Qendër, Vladimir Todoroviq nuk është paraqitur sot në Gjykatë, ku është dashur të dëshmojë në seancën për rastin “Reket”.

Gjykimi anulohet për nesër, për kur mbrojtja duhet t’i sigurojë dëshmitarët Todoroviq dhe Lidija Janevska, e cila gjithashtu për seancën e sotme ka pasur dërgesë të parregullt të ftesës.

Todoroviq, me letër me shkrim e ka njoftuar gjykatën se nga 25 deri më 28 shkurt do të qëndrojë në Bullgari për shkak të detyrimeve afariste.

Rasti ndodhet në procedurë dëshmimi dhe e udhëheq gjykatësja Vaska Nikollovska-Masevska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është Vilma Ruskoska.

Todoroviq është një nga 12 dëshmitarët e propozuar nga i pandehurit Bojan Jovanovski.

Gjykatësja Vaska Nikollosvska-Masevska informoi se Gjykata e refuzon kërkesën e të pandehurit Bojan Jovanovski për pezullim të masës së arrestit.

Prokuroria Themelore Publike për përndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në tetor të këtij viti shtroi aktakuzë kundër Bojan Jovanovskit, Katica Janevës dhe Zoran Milevskit.

I akuzuari i parë Jovanovski dyshohet se ka kryer vepër penale “larje parash dhe të ardhura të tjera si vepër penale”, ndërsa Janeva dhe Milevski për
“pranimin shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm”. E akuzuara e dytë Janeva ngarkohet edhe se ka kryer vepër penale “keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe autorizimit”.

Në seancën e parë për rastin “Reket”, që u mbajt më 3 dhjetor vitin e kaluar, i akuzuari i tretë Zoran Milevski-Kiçeec e pranoi fajin për veprën “pranimin shpërblimit për ndikim të jashtëligjshëm”, me ç’rast u dënua me tre vjet burg.