Alsat-M 2019-07-21T16:04:53+02:00
Prokuroria Publike sekuestroi një motoskaf në Ohër, në pronësi të të dyshuarit të dytë në hetimin “Reket”, Zoran Milevski – Kiçeec. Kjo është masa e vetme që deri tani e konfirmon ky institucion, pasi në media u përfol sekuestrimi edhe i makinave luksoze me vlerë të përgjithshme prej rreth një milionë euro.
Në mungesë të detajeve të tjera lidhur me këtë rast, reagimet e sotme janë të përqendruara në deklaratën e djeshme të prokurores për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit Villma Ruskoska. Ajo dje në TV Telma deklaroi se në njërën prej bisedave të regjistruara në mënyrë të fshehtë nga takimi mes shantazhuesve dhe të shantazhuarin në spikerfon është lidhur edhe kryeprokurorja Katica Janeva. Në deklaratën, Ruskoska megjithatë nuk tregon edhe atë se cila ka qenë tema e bisedës.
Kjo ishte shkas që avokatja e njohur Suzana Joshevska Anastasovska të publikojë në Fejsbuk një kolumnë, në të cilën akuzoi se është e palejueshme që të lëshohen gjysmë-informacione në opinion, për të cilat më pas nuk ka sqarim të qartë.
Përse përmendni se gjatë shatntazhimit është dëgjuar” bisedë me prokuror publik” dhe nuk tregoni se çfarë keni konstatuar nga ajo. Përfshirje ose jo??? Si mundet kjo, “ në të ardhmen mund të zgjerohet hetimi” nëse keni incizime?? Pse nuk hapni hetim kundër të gjithë të përfshirëve(ekziston dyshim i bazuar) dhe në bazë të rezultateve të ngreni aktakuzë vetëm kundër personave për të cilët do të vërtetoni se mund të dëshmoni vepër penale para gjykatës hetuese, si në çdo shtet normal?”.- u shpreh Suzana joshevska Atanasovska- avokate
Reagime ndaj deklaratës së Ruskoskës kishte edhe nga VMRO-DPMNE-ja. Edhe ata kërkojnë përgjigje pse asnjë prokuror nuk dyshohet në këtë rast nëse dëgjohet zëri i tij ose i saj në spikerfon në njërin nga takimet. Kërkojnë nga prokuroria të përgjigjet nëse në këtë rast ka të përfshirë edhe njerëz të pushtetit.
Prokurorja Vilma Ruskoska dje kishte disa deklarata për mediume të ndryshme. Mes tjerash tha se pret që nesër të përfundojë ekspertiza e telefonit të Katica Janevës dhe se në ndërkohë në prokurori vijnë edhe njerëz tjerë që pohojnë se kanë qenë të shantazhuar. Por prokurorja tha se hetim është hapur vetëm për rastin dhe për personat për të cilët ka dëshmi të forta. Për të tjerët, ajo tha se ende po grumbullohen materiale që do mund të tregojnë përfshirjen e mundshme të dikujt.
Alsat
Loading…