Alsat 2019-08-25T15:58:28+02:00
Nuk ka zyrtarë të LSDM-së të përfshirë në rastin “Reket” ndërsa organet gjyqësore mund të verifikojnë çdo gjë për cilindo anëtar të partisë- është shprehur Goran Sugarevski në pyetjen e gazetarëve për publikimin e një pjese të prononcimit të Orce Kamçev në prokurori.
Luftë pa kompromis kundër krimit dhe korrupsionit, pa marrë parasysh për kë bëhet fjalë, për persona në Qeveri, e udhëhequr nga LSDM, për kryesinë apo cilindo. Por, kjo duhet të bëhet me rregull, me procedura që vlejnë njëjtë për të gjithë. Kështu që, absolutisht…do ta përsëris atë që u tha, nuk ka hapësirë për cilindo që të amnistohet sepse është në ndonjë pozitë në Qeveri apo në LSDM – u shpreh Goran Sugarevski- LSDM.
Dhe përderisa nga LSDM pohojnë se asnjë anëtar i tyre nuk është i përfshirë, nga VMRO DPMNE-ja opozitare kërkojnë që Ruskoska t’i ftojë në bisedë Zaevin dhe një pjesë të zyrtarëve të LSDM-së.
Katër muaj të plota Vilma Ruskovska e deklaratën e viktimës dhe ajo as që guxoi ti ftojë në bisedë Zaevin, Shekerinskën, familjen e Remenskit, djalin e Katica Janevës, Lazar Janev, e as ndonjë tjetër nga kryesia e LSDM-së, kush në çfarë mënyre është përfshirë në tërë rastin. Le të kujtojmë se e njëjta Vilma Ruskovska, shkaku i deklaratës së një të akuzuari në rastin e “27-prillit”, kërkoi të shqiptohet masa e paraburgimit për disa persona, vetëm sepse ata u përmendën në deklaratën e një të pandehuri – tha Dimçe Arsovski, VMRO-DPMNE.
Përplasja midis qeverisë dhe opozitës vjen pasi portali Infomaks postoi një faksimil të një pjese të deklaratës së Jordan Kamçevit për rastin Reket .Edhe pse në njërën faqe të deklaratës që u publikua, nuk përmenden Zoran Zaev, Radmila Shekeriska, Frosina Remenski dhe Nikolla Dimitrov – disa portale, duke u thirrur në deklaratën, deklaruan se ata ishin të përfshirë në rastin “Reket”.
Andrea Çobanova
Loading…