“Reketi”, Zoran Milevski-Kiçeec pranon fajin, aktgjykimi nesër në mesditë

“Reketi”, Zoran Milevski-Kiçeec pranon fajin, aktgjykimi nesër në mesditë

Në procedurën e veçuar për lëndën “Reket” e cila udhëhiqet kundër Zoran Milevskit – Kiçeec, i cili sot e pranoi fajin para Gjykatës, në vazhdimin e seancës avokati i të akuzuarit Aleksandar Novakovski dorëzoi dëshmi plotësuese që Këshilli gjyqësor i pranoi dhe i propozoi të dyja palët t’i japin fjalët përfundimtare.

Prokurorja Vilma Ruskoska tha se pret Gjykata t’i shqiptojë dënim të akuzuarit për shkak të pranimit të fajit.

“Duke e pasur parasysh se i akuzuari e pranoi fajin, propozoj Gjykata t’i shqiptojë dënim”, tha Ruskoska.

Avokati i Zoran Milevskit Kiçeec, Aleksandar Novakovski, tha se i akuzuari nga fillimi i procesit, ka pasur mundësi si dëshmitar t’i shmanget aktakuzës, por ai nga padituria është vënë në situatë të jetë i akuzuar.

“Që nga ai moment ai përballet me linçim publik. Ai është i punësuar në kompaninë e atij që e ka denoncuar këtë vepër. Pasi u soll vendim nga Prokuroria ai vendosi të marrë pjesë dhe ta thotë të gjithë atë që e di”, deklaroi Novakovski.

Kërkoi Gjykata ta ketë parasysh se rasti është mbuluar në aspektin mediatik deri në atë shkallë sa që një njeri si Zoran Milevski nuk mund të qëndrojë. Novakovski tha se Kiçeec asnjëherë nuk ka qenë personazh publik i eksponuar dhe nuk ka qenë në gjendje të ballafaqohet me presionin.

“Gjykata ta ketë parasysh se është baba i pesë minorenëve dhe deri më tani nuk është gjykuar. Ai që nga fillimi edhe pse nuk e pranoi fajin, e tha të vërtetën para Prokurorisë Publike. Besoj se Gjykata do ta vlerësojë edhe pranimin e fajit”, deklaroi avokati Aleksandar Novakovski.

Aktgjykimin për Zoran Mivelski – Kiçeec Gjykata do ta shqiptojë nesër në mesditë.