Rekord shikueshmërie për premierën e “Game of Thrones”

Rekord shikueshmërie për premierën e “Game of Thrones”

“Game of Thrones” ka arritur sukses të ri në episodin e parë të sezonit të tetë.

HBO tha se “Game of Thrones” gjatë kohës që po transmetohej arriti shkallën më të lartë të shikueshmërisë, e që është 17.4 milionë shikues, shkruan CNBC, transmeton lajmi.net.

Kjo kaloi rekordin e serisë së mëparshme, që ishte 16.9 milionë shikues, në sezonin e shtatë më 2017.

Është e rrallë që një seri të fitojë popullaritet të tillë, ndërsa suksesi i saj po vazhon.

Premiera e episodit të parë të sezonit të shumëpritur të “Game of Thrones” u shfaq të dielën dhe shikueshmëria ishte tejet e madhe.

Ky serial ka pasur rritje të audiencës për çdo vit, por është njëherësh seria televizive më e piratuar ndonjëherë, për të cilën gjë kompania HBO ka punuar shumë kohën e fundit, për ta parandaluar. /Lajmi.net/

TAGS