RENDITJA E FIFA-s / Shqipëria nuk ndryshon pozicion, Kosova zbret një shkallë

RENDITJA E FIFA-s / Shqipëria nuk ndryshon pozicion, Kosova zbret një shkallë

Dy ndeshjet e para në Ligën e Kombeve, ku Shqipëria zbriti në fushë pas nëntë muajsh pritje, nuk kanë ndikuar në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Kombëtarja kuqezi mbetet në vendin e 66-të, pozicion që e kishte siguruar përpara ndërprerjes së gjatë të futbollit për shkak të pandemisë.



Në dy sfidat e shtatorit, Shqipëria mundi në transfertë 2-0 Bjellorusinë dhe humbi 1-0 në shtëpi përballë Lituanisë. Këto rezultate nuk kanë sjellë asnjë ndryshim në klasifikimin botëror për kuqezinjtë që lenë pas të gjithë rivalët e Grupit. I ndërshëm është diskutimi për Kosovën.

“Dardanët” barazuan me Moldavinë dhe humbën kundër Greqisë në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve. Kjo nisje e dobët është pasqyruar edhe në renditjen e FIFA-s, ku Kosova ka zbritur një pozicion dhe tani mban vendin e 116-të.

Nuk ka asnjë ndryshim në treshen e parë të klasifikimit botëror. Belgjika vazhdon të kryesojë, e ndjekur nga Franca dhe Brazili.

TAGS