Rëndohet bilanci nga COVID-19/ Qeveria e Kosovës merr masa të reja

Rëndohet bilanci nga COVID-19/ Qeveria e Kosovës merr masa të reja

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë një konference për mediat u shpreh se është marrë vendim që të shtohen masat pasi gjatë ditëve të fundit gjendja po rëndohet nga COVID-19.



Hoti shton se janë shqyrtuar dy skenare, shtimi i disa masave si dhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, por është marrë vendimi që të vijojnë me skenarin e parë.

“Siç e keni parë nga shifrat, gjendja po rëndohet. Jemi në limitet e kapacitetet. Jemi duke krijuar kapacitete shtesë. Javëve të fundit kemi marrë disa vendime për masa të reja. Kemi shqyrtuar dy skenare, shtimi i disa masave dhe shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme. Sapo e kryem edhe mbledhjen e Këshillit e Sigurisë, kemi marr vendim që shkojmë me skenarin e parë. Ku në mbledhjen e Qeverisë do të miratohen disa nga masat. Masat do të janë rigorozitet që kemi marr, siç janë maska, distanca dhe higjiena”, tha Hoti.