Rëndohet gjendja e çiftit të të moshuarve në Fier, dërgohen në spital

Rëndohet gjendja e çiftit të të moshuarve në Fier, dërgohen në spital

Një çift të moshuarish nga Fieri që kanë rezultuar më parë pozitiv me COVID-19 janë dërguar në spitalin Infektiv, pasi gjendja e tyre shëndetësore është rënduar.

ISHP ka marrë tamponet edhe per familjaret e këtij çifti, banues në Lagjen “15 Tetori”. Fatmiresisht ata kanë rezultuar negativ.

11 tamponët e marrë të shtunën, ku përfshihen edhe familjarët e të moshuarëve kanë rezultuar negative. Grupet e punes se Bashkise Fier, nisur dhe nga bllokimi total i lëvizjeve të qytetarëve, kane dezinfektuar sërish këtë të diel jo vetëm mjediset e këtij pallati, por edhe mjedise të tjera publike në qytet dhe Njësi Administrative.