Rënia e flokëve a është simptomë e koronavirusit?

Rënia e flokëve a është simptomë e koronavirusit?

Pas infektimit me COVID-19 në mars, Juli Fisher me profesion infermiere, traj toi vetë simptomat e sëmundjes.

Shumica e tyre ishin në përput hje me gjithë çfarë shkruhej nëpër artikujt udhëzues të organizatave prestigjioze botërore të shëndetësisë.

Por ajo vuri re gjithashtu një diçka befasuese – rënia e flokëve

“Pashë shumë flokë që më binin sa herë bëja du sh.

Në fillim mendova mos ishte nga ndonjë shampo e lirë, por shumë shpejt kuptova se ishte diçka tjetër,” tha ajo për WebMD.

Fisher iu bashkua një grupi në Facebook, ku vuri re se edhe persona të tjerë, të infektuar me Covid-19, kishin patur rënie të flokëve.

Lidhja midis rënies së flokëve dhe Covid-19 po raportohet së fundmi dhe njihet nëpër hulumtime.

Çfarë dihet deri tani?

Akademia Amerikane e Dermatologjisë thek.son se humbja e flokëve mund të shkaktohet si rezultat i gjenetikës, moshës, ndryshimeve hormonale, gjendjeve të ndryshme shëndetësore, ilaçeve dhe natyrisht, stresit.

Ekspertët thonë se ajo çfarë ndodh te pacientët me Covid-19 njihet si telogen effluvium – një formë e përkohshme e shkaktuar nga një stres fizik ose emocional, temperatura e lartë ose humbja në peshë.

Flokët kanë një cikël jetësor që ndahet në: 90% rriten, 5% janë në fazë pushimi dhe pjesa tjetër bie.

Kur organizmi është në një gjendje stresi ose shoku, deri në 50% e flokëve kalojnë në fazën e rënies.

Disa janë të mendimit se mund të ketë lidhje edhe përkeqësimi i problemit.

Thënë kjo, rastet e infektimeve u rritën ndjeshëm në pranverë, një kohë kur zakonisht flokët bien më shumë se herët e tjera.

Ekspertët nuk e dinë ende pse flokët bien më shumë në këtë sezon.

Disa mendojnë se është thjesht një cikël natyror, ndërsa të tjerë thonë se shfaqet disa muaj pas stresit të pushimeve të dimrit.

Për momentin, specialistët e kanë të vështirë të përcaktojnë pse disa pacientë që shërohen nga Covid-19 kanë rënie flokësh më vonë, ndërsa disa të tjerë jo.

Nuk përjashtohet gjenetika.

TAGS