Reperi Majk flet për ditët e izolimit gjatë pandemisë: Rashë në depresion

Reperi Majk flet për ditët e izolimit gjatë pandemisë: Rashë në depresion

Reperi i njohur Majk teksa është intervistuar nga emisioni ‘Edicioni Veror 2020’ është shprehur se periudha e izolimit, për shkak kjo të përhapjes së COVID-19  nuk ka shkuar aq mirë për të.



‘Me thonë të drejtë jam mërzit, 3 muaj 4, mërzit depresion, lajme të këqija që dasht Zoti me përfundu sa ma shpejt dhe me u kthy normalitetit gjithë njerzimit. Ne karantine kam qendruar me familjen’.

Gjithashtu reperi  foli edhe për planet e tij sa i përket karrierës muzikore. Për shkak të pandemisë Majk tha se nuk ka qenë situata që pritej pasi kishte në plan nxjerrjen e një albumi.

TAGS