Repubblica: Pronari i ri i Milanit dëshiron Guardiolan dhe Messin, por ka edhe një plan B

Repubblica: Pronari i ri i Milanit dëshiron Guardiolan dhe Messin, por ka edhe një plan B
21:54 | 3 Dhjetor 2019

Theo Hernandez me një gol në fund të ndeshjes, i solli fitoren Milanit në udhëtim te Parma, për të larguar ‘Rossonerët’ nga zona e rrezikut.

Por, ky sukses i Milanit në fundjavë, nuk është çështje aktuale në mediet italiane, të cilat shkruajnë për të ardhmen e klubit nga ‘San Siro’.

Në Itali raportohet se strutura aktuale e pronësisë Elliot e udhëhequr nga Ivan Gazdis, po mendon shitjen e Milanit te Bernard Arnault, pronar i markës luksoze Louis Vuitton.

Arnault është evropiani më i pasur, dhe renditet në vendin e dytë nga pasuria në botë.

‘Republicca’ shkruan për situatën që do të krijohet te Milan pas ardhjes së Arnault në krye të skuadrës.

Francezi ka dy plane. Ai fillimisht do të kërkojë të sjellë në ‘San Siro’ Pep Guardiolan dhe Lionel Messin, për të krijuar një lidhje të fortë mes bankinës dhe fushë.

Në rast dështimi të kësaj, atëherë në ‘San Siro’ do të sillej Jurgen Klopp dhe Kylian Mbappe./Lajmi.net/

TAGS