Republika e Maqedonisë së Veriut për herë të parë nesër do të ulet në tavolinën e NATO-s si anëtare e plotfuqishme

Republika e Maqedonisë së Veriut për herë të parë nesër do të ulet në tavolinën e NATO-s si anëtare e plotfuqishme

Press Conference by NATO Secretary General Jens Stoltenberg

Përmes një video-konference gjatë ditës së nesërme do të mbahet mbledhje e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-s, në të cilën si anëtare e plotfuqishme do të merr pjesë edhe Republika e Maqedonisë së Veriut.

Sekretari gjeneral i Aleancës, Jens Stoltenberg, sot ka njoftuar rreth rendit të ditës të mbledhjes së nesërme të këshillit ministror, i cili për herë të parë do të mbahet përmes video-konferencës.

“Nesër do t’i dëshirojmë mirëseardhje Republikës së Maqedonisë së Veriut si anëtarja e 30 e NATO-s, madje edhe në këto kohë të vështira vazhdojmë të shohim para”, tha Stoltenberg.

Raportohet se gjatë mbledhjes së nesërme vendet anëtare të NATO-s, pjesën më të madhe do të folusohen në luftën kundër pandemisë me koronavirusin me çrrastë do të prezantohen masat që NATO dhe anëtaret e saj i kanë ndërmarr gjatë kohës së krizës të shkaktuar nga pandemia.

Loading…