Reshjet e borës vështirësojnë qarkullimin në disa akse rrugore të vendit

Në qafën malore “Bukovo” është ndaluar qarkullimi për automjetet e tonazheve të rënda, ndërsa për shkak të reshjeve të mëdha të borës MPB-ja apelon që të evitohet qarkullimi në rrugën magjistrale Ohër-Kërçovë dhe Ohër-Resnjë.

SPB-ja Ohër ka ndërmarrë masa të përforcuara për siguri dhe kontroll të komunikacionit dhe implementon masa për ndalesë të lëvizjes së automjeteve të rënda transportuese drejt vendkalimeve malore “Presekë”, “Bukovë” dhe drejt vendkalimit kufitar “Qafëthanë”.

Janë vendosur gjithashtu, pika kontrolli të komunikacionit në “Podmolje” në rrugën magjistrale Ohër-Kërçovë dhe te”Emo” në afërsi të fshatit Kosel në rrugën magjistrale Ohër-Resnjë.

“Në ato akse rrugore nuk lejohet lëvizje e automjeteve të rënda transportuese, e posaçërisht paralajmërojmë se ndalimi i lëvizjes i referohet edhe automjeteve motorike për udhëtarë. Për këtë shkak, ndërsa me qëllim që t’u shmangemi pasojave të padëshiruara, apelojmë që automjetet e udhëtarëve të përdoren vetëm në raste të patjetërsueshme, ndërsa drejt pikave të lartpërmendura të respektohen ndalesat në fuqi për lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese si dhe automjeteve të tjera të udhëtimit dhe gjithashtu respektim të instruksioneve dhe udhëzimeve të nëpunësve policorë të cilët janë në terren”, deklaroi MPB.

Siç përkujton, për të gjitha automjetet është i patjetërsueshëm edhe shfrytëzimi i pajisjeve dimërore.