Reus kërkon falje për tifozët pasi u ndëshkua me kartonin e kuq

Reus kërkon falje për tifozët pasi u ndëshkua me kartonin e kuq

Ylli i Borussia Dortmund, Marco Reus, ka kërkuar falje për skuadrën dhe tifozët, pasi u ndëshkua sot me kartonin e kuq në ndeshjen kundër Schalke 04.

Dortmund bëri një hap të gabueshëm që me shumë gjasë do t’i kushtojë me titullin e kampionit në Bundesliga.

Skuadra e Lucien Favre është mposhtur me rezultatin 2:4 në derbin me skuadrën e Schalke, në një ndeshje që një pjesë e fajit i bije mbi supe edhe reprezentuesit të Gjermanisë, Marco Reus.

Ky i fundit ishte ndëshkuar me kartonin e kuq gjatë këtij takimi, dhe për këtë gjë ka kërkuar falje tek skuadra dhe tifozët.

“Ishte dukshëm një karton i kuq. Ishte ndërhyrje me vonesë” ka thënë Reus për ‘Sport1’, transmeton lajmi.net.

“Secili që më njeh mua e di se unë nuk desha ta lëndoja atë. Më vjen keq për skuadrën” ka thënë tutje ylli gjerman.

Kjo ishte vetëm hera e dytë në karrierën e Reus që ai është ndëshkuar me kartonin e kuq. Hera e parë ishte në kampanjën 2007/08. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS