Reus ‘thumbon’ trajnerin: Të gjithë e dinë se nuk më pëlqen pozita e sulmuesit

Reus ‘thumbon’ trajnerin: Të gjithë e dinë se nuk më pëlqen pozita e sulmuesit

Reus ‘thumbon’ trajnerin: Të gjithë e dinë se nuk më pëlqen pozita e sulmuesit

Borussia Dortmund është turpëruar mbrëmë nga Bayern Munich, duke u mposhtur me rezultatin 5:0, dhe duket se ky rezultat ka hapur probleme në kampin ‘verdh e zi’.

Pas kësaj humbje dëshpëruese, ylli i Dortmund, Marco Reus, është shprehur i pakënaqur me zgjedhjet e trajnerit Lucien Favre.

Reprezentuesit të Gjermanisë nuk i ka pëlqyer vendimi i trajnerit të tij për ta inkuadruar atë në qendrën e sulmit.

“Të gjithë e dinë se ajo nuk është pozita ime e preferuar dhe se unë nuk dua të luaj aty, por ky nuk duhet të jetë arsyetimi” ka thënë Reus, transmeton lajmi.net.

“Të gjithë luajnë aty ku trajneri vendos. Duhet bërë disa ndryshime që nga nesër. Ne duhet të sillemi ndryshe nëse duam të arrijmë diçka tjetër” ka thënë tutje gjermani.

“Ishte një mësim për ne, sepse ne nuk ia dolëm si skuadër” ka shtuar ndër të tjerash Reus.

Me humbjen e pësuar mbrëmë, Dortmund ka humbur vendin e parë në tabelë, duke mbetur me një pikë më pak sesa Bayern Munich, të cilët rimorën kreun. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS