Reuters veçon pesë ngjarjet kryesore për kualifikueset Euro 2020: A mundet që Kosova të vazhdojë serinë pahumbje

Tash esht Koha

Mediumi prestigjioz, Reuters, i ka renditur pesë gjëra që duhet ndjekur për së afërmi në ndeshjet hapëse kualifikueseve për kampionatin evropian të vitit 2020.

Në mesin e tyre është përmendur edhe Kosova, e cila ka impresionuar të gjithë me paraqitjet e fundit në Ligën e Kombeve.

Kosova do të synojë të zgjasë serinë e tyre të pamposhtur në garat ndërkombëtare, ku në nëntë ndeshjet e fundit ka shtatë fitore dhe dy barazime.

Kosova besohet se do të vazhdoj serinë e rezultateve pozitive edhe në ndeshjen e parë të eliminatoreve kundër Bullgarisë në stadiumin prishtinas, Fadil Vokrri.

Pasi u pranuan si anëtarë të UEFA-s dhe FIFA-s në vitin 2016, Kosova mori një pikë nga Finlanda në ndeshjen e parë kualifikuese, për Kupën e Botës, por më pas i humbi nëntë ndeshjet e mbetura të fushatës.

Megjithatë, ishte një histori tjetër në Ligën e Kombeve, pasi nën drejtimin e trajnerit zviceran Bernard Challendes, kryesoi grupin e tyre në Ligën 4, duke fituar katër ndeshje dhe barazuar dy herë.

Lexo po ashtu:

Reuters gjithashtu ka tërhequr vëmendjen se duhet përcjell edhe rikthimin e Cristiano Ronaldos në Portugali, formati i ri i garave, Gjermania me ndryshime, Italia e kombinuar me veteranë e të rinj.

Ndryshe, Kosova gjatë ditës së nesërme në kryeqytetin tonë do të takohet me kombëtaren daneze në kuadër të një ndeshje miqësore. /Telegrafi/

Tash esht Koha
TAGS