Rezarta Shkurta tregon se si u njoh me bashkëshortin e saj: Desh u përplasëm me makinë

Rezarta Shkurta tregon se si u njoh me bashkëshortin e saj: Desh u përplasëm me makinë

Këngëtarja Rezarta Shkurta tashmë prej vitesh është e martuar me nipin e Enver Hoxhës, Ermal Hoxha.





Gjatë një mini-interviste me ndjekësit e saj në rrjetin social ‘Instagram’, këngëtarja rrëfeu se është njohur me bashkëshortin e saj për shkak të një incidenti me makinë, teksa shton se Ermali duke qënë nga Gjirokastra nuk e pagoi dëmin por e mori për nuse.

“Desh u përplasëm me makinë. Po ai si nga Gjirokastra që është, që mos të paguante dëmin që bëri, më mori për nuse. Di të them që Ermali është djali i ëndrrave…Është një partner shumë i kujdesshëm me mua, dhe një baba shumë i dashur, i përkushtuar dhe me shumë durim për Herën. Ne si çdo çift kemi dhe uljet e ngritjet tona. Por, kam përshtypjen se në rastet e këqija, e kam fajin unë gjithmonë, që ndonjëherë jam kështu…”- shkruan Rezarta.

TAGS