Rezultatet e pjesës së parë në dy ndeshjet e Superligës së Kosovës

Rezultatet e pjesës së parë në dy ndeshjet e Superligës së Kosovës

Sot, në orën 14:00, filluan dy ndeshje në kuadër të javës së 24-të të Superligës së Kosovës. Pas 45 minutave lojë, Llapi dhe Ferizaj po shënojnë fitore ndaj Lirisë dhe Dritës.

Liria 0:1 Llapi

Pjesa e parë e përballjes mes Lirisë dhe Llapisë, që po zhvillohet në stadiumin “Përparim Thaqi” në Prizren, përfundoi me rezultat 1:0 për mysafirët, raporton Gazeta Express.

Llapi kaloi në epërsi në minutën e 36-të të ndeshjes, përmes golit të shënuar nga Ahmad Januzajt. Goli u asistua nga Mentor Zhdrella.

Klubi nga Podujeva u tregua më i rrezikshëm gjatë pjesës së parë duke krijuar më shumë raste për të kaluar në epërsi, mirëpo vetëm njëra prej tyre rezultoi me gol.

Në anën tjetër, edhe Liria i pati dy raste të mira, veçanërisht në minutën e 31-të të ndeshjes, kur Llapi shpëtoi pas një goditjeje të mirë të Blendi Mumajt.

Ferizaj 1:0 Drita

Edhe ndeshja tjetër e cila po zhvillohet sot në kuadër të Superligës së Kosovës përfundoi me rezultat 1:0, mirëpo këtë herë në epërsi janë vendasit.

Golin e vetëm në pjesën e parë të ndeshjes që po zhvillohet në stadiumin e qytetit në Ferizaj e shënoi Qëndrim Dautaj në minutën e 26-të, pas një harkimi të mirë nga Arbër Mone. /Gazeta Express/

TAGS