Rezultoi pozitiv me COVID-19/ Aktori i humorit tregon si po i shkon karantina (Foto)

Rezultoi pozitiv me COVID-19/ Aktori i humorit tregon si po i shkon karantina (Foto)
Tash esht Koha

Aktori i dashur për publikun Florjan Binaj rezultoi pozitiv me koronavirus vetëm pak ditë më parë, por tregoi se është shumë mire nga gjendja shëndetësore, dhe nuk ka asnjë simptomë të virusit.



Ai është karantinuar prej ditësh në banesën e tij, mirëpo kjo nuk e pengoi të ishte sërish pjesë e ‘Portokallisë’, pasi të dielën u shfaq përmes ‘Skype-it’.

Së fundmi përmes një ‘Instastory’ aktori ka treguar si po i kalon këto ditë. Ai postoi një video ku shfaqet një qen i cili po fle, duke treguar kështu se dhe ai këto ditë po fle shumë. “Të 7-tat e karantinës’, shkruan aktori në postimin e tij.

Tash esht Koha
TAGS