Ish-ministri i Infrastrukturës nga radhët e LDK, Lumir Abdixhiku ka rezultuar pozitiv me COVID-19 së bashku me bashkëshorten e tij. Lajmin e ka bërë me dije vetë ai përmes një statusi në rrjetin social ‘Facebook’, ku shkruan se është vetëizoluar.
“Sot unë dhe Albina jemi testuar pozitiv. Ndjehemi mirë dhe nuk kemi ndonjë simptomë. Jemi vetizoluar dhe po përcjellim rekomandimet e institucioneve. Kujdesi i tyre është i jashtëzakonshëm”, ka shkruar ai.
Miq,Sot unë dhe Albina jemi testuar pozitiv. Ndjehemi mirë dhe nuk kemi ndonjë simptomë. Jemi vetizoluar dhe po përcjellim rekomandimet e institucioneve. Kujdesi i tyre është i jashtëzakonshëm.
Publiée par Lumir Abdixhiku sur Mardi 7 juillet 2020