Ribashkohen Fero dhe Arbenita, modelja poston videon e ëmbël pranë reperit

Ribashkohen Fero dhe Arbenita, modelja poston videon e ëmbël pranë reperit

Fero dhe Arbenita, një ndër çiftet më të komentuar të shobbiz-it janë ribashkuar . Këtë e konfirmoi vetë modelja me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku tregoi se mbrëmjen e djeshme e kaluan në shoqërinë e njëri-tjetrit.



Në videon në fjalë, Arbenita shihet teksa përkëdhel flokët e Feros, ndërsa ai qëndron në celular, duke konfirmuar kështu se dyshja janë sërish bashkë.

Kujtojmë se çifti gjatë muajit shtator ishin në qendër të vëmendjes mediatike, pasi shumë shenja të çonin drejt përfundimit se nuk ishin më bashkë. Fero dhe Arbenita nuk ishin parë më në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe pasi nisën thashethemet ata filluan të mos ndiqeshin më në rrjete sociale.

TAGS