Ribery i ashpër me gjyqtarin – francezi kërkon falje publikisht

Ribery i ashpër me gjyqtarin – francezi kërkon falje publikisht
17:31 | 28 Tetor 2019

Franck Ribery ka gjetur kohën që të kërkojë falje pas sjelljeve jo të hijshme të shfaqura dje.

Fiorentina u mposht mbrëmë nga Lazio, me rezultatin 2:1, dhe në fund të ndeshjes kishte shumë polemika rreth vendimeve të gjyqtarëve.

Ribery u tregua paksa i ashpër me gjyqtarin anësor, por lojtari është kujdesur që të kërkojë edhe falje publikisht.

“Më vjen vërtetë keq për mbrëmjen e kaluar. U kërkoj falje shokëve të skuadrës, trajnerit dhe tifozëve. Gjithashtu kërkoj falje ndaj Matteo Passeri, sepse në fund të ndeshjes isha i ashpër dhe i mërzitur, dhe shpresoj se ai mund ta kuptojë gjendjen time” ka shkruar Ribery, transmeton lajmi.net.

Serie A ka konfirmuar se lojtari është ndëshkuar me karton të kuq për sjelljet e tij dhe mund të mungojë për disa ndeshje si pasojë. /Lajmi.net/

TAGS