Richarlison shpjegon festimin e njëjtë me Messin, por që e katandisi keq

Richarlison shpjegon festimin e njëjtë me Messin, por që e katandisi keq

17:41 |

Richarlison shkaktoi një trazirë në rrjetet sociale të mërkurën në mbrëmje duke evokuar kujtimet për festimin e mbajtjes së fanellas si Lionel Messi, pasi shënoi golin fitues në El Clasico në 2017.

Everton hyri në ndeshjen e tyre të mbrëmjes të së mërkurës në Carabao Cup kundër Lincoln si favorit të fortë, pavarësisht fillimit mediokër të skuadrës së Marco Silva në edicionin e sivjetëm të Premierligës.

Pasi Lincoln mori një epërsi shokuese, golat nga Lucas Digne, Gylfi Sigurdsson dhe Alex Iwobi e vendosën ndeshjen në kontroll – por u desh një gol i minutës së 88-të nga Richarlison për të vulosur fitoren 4-2, përcjell lajmi.net.

I ngjajshëm

Ylli brazilian festoi si i çmendur pas shënimit të golit të katërt, duke kopjuar edhe festimin e Leo Messit, por u shndërrua në objekt talljeje pasi nuk e mbajti fanellën siç duhet.

Por Richarlison shpjegoi festën e tij të enjten, duke cicëruar në Twitter: “Luaj për emrin në pjesën e përparme të fanellës dhe ata do ta kujtojnë emrin në anën e pasme”. /Lajmi.net/ 

autor: Lajmi.net

17:43 |

TAGS