Rifillojnë ndeshjet në një nga vendet më të prekura nga koronavirusi, bota futbollit kthen sytë nga …

Rifillojnë ndeshjet në një nga vendet më të prekura nga koronavirusi, bota futbollit kthen sytë nga …

Pas një pushimi të gjatë, Koreja e Jugut është vendi i parë që do rifillojë ndeshjet e futbollit sot. Pavarësisht se me shpërthimin e pandemisë në fillim ajo ishte ndër më të prekurat, sot në darkë, sytë e botës së futbollit do të jenë në stadiumin “Jeonju”, ku dhe do të zhvillohet ndeshja e parë e një kampionati të rëndësishëm, pas krizës së shkaktuar nga koronavirusi. Ndërkaq, nga shtetet që ndaluan futbollin në kuadër të masave kundër koronavirusit, Koreja e Jugut është e para që thyen “akullin” këtë të premte.





Shumica e kampionateve në botë janë pezulluar apo janë shtyrë, megjithatë pati dhe nga ata vende që lejuan vazhdimin si për shembull Bjellorusi, Taxhikistan, Nikaragua.

Për sa i përket vendeve europiane, Gjermania është e para që ka njoftuar zyrtarisht rikthimin e ndeshjeve më datë 16 maj, vendim i cili u përshëndet nga presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin.

TAGS