Alsat 2019-08-14T15:26:05+02:00
Në 30 ditët e ardhshme, edhe bulevardi “Kërste Misirkov” do ti nënshtrohet rikonstruksionit në të dyja anët. Me këtë do t’ju bashkëngjitet bulevardeve që tashmë janë në rikonstruim, por njëkohësisht edhe do të shtoj kaosin në komunikacion dhe do të bllokoj lëvizjen e lirë të makinave. Kreu i Shkupit Petre Shilegov dhe ai i Çairit, Visar Ganiu thanë se bulevardi do të rikonstruohet në gjatësi prej 1.350 metra, nga udhëkryqi te “Mavrovasja” e deri te poliklinika “Bit Pazar”. Shilegov paralajmëroi edhe mbylljen e kalimit illegal, poshtë kalimit mbitokësor.
Kemi besim se ndoshta edhe më pak se 30 ditë do të zgjas ky rikonstruim, do të punojmë një infrastrukturë të mirë e cila seriozisht është e dëmtuar në këtë pjesë të qytetit. Pres që gjatë rikonstruimit, pjesa që nuk është sanuar kur është ndërtuar zhardiniera të mbyllet me qëllim që të rrisim sigurinë dhe qytetarët ta përdorin kalimin mbitokësor që gjendet në atë pjesë – deklaroi Petre Shilegov, kryetar i Shkupit.
Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për komunën tonë pasi është një ndër rrugët më të frekuentuara të Maqedonisë dhe ka nevojë që të rikonstruohet. Paralelisht me investimet që bëhen në rrugët kryesore jemi duke punuar edhe në rrugët sekondare që janë kompetencë të komunës tonë – tha Visar Ganiu, kryetar i komunës Çair.
Pavarësisht rikonstruimit të shumë rrugëve në Çair, bulevardi Cvetan Dimov ose ndryshe e njohur si rruga e “Jahja e Pashës” mbetet problemi thelbësor i komunës që vazhdimisht shkakton tollovi të mëdha në trafik. Për këtë problematikë, Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Çairit si zgjidhje kanë paralajmëruar mbylljen e rrugicave drejt lagjes Gazi Babë dhe Seravë dhe detyrimin e qytetarëve për përdorimin e urës për këmbësorë.
Melihate Rustemi
Loading…