Rikthehen telefonët Nokia me kapakë dhe me 4G

Rikthehen telefonët Nokia me kapakë dhe me 4G

HMD Global, kompania finlandeze e cila prodhon telefonë Nokia, do të risjellë në treg një telefon me kapakë të cilët për herë të parë janë prezantuar një dekadë më parë.

Nokia 2720 Flip vjen me internet mobil 4G dhe aplikacione moderne Google Assistant, YouTube, Facebook dhe WhatsApp.

Në pjesën e jashtme ka ekran 1.3-inç dhe në brendësi 2.8-inç kur hapen kapakët. Siç ka qenë e mundur edhe në të kaluarën, për t’u përgjigjur ose mbyllur thirrjet, përdoruesit mund të hapin dhe mbyllin kapakun.

Nuk është hera e parë që HMD, e cila ka të drejtat e prodhimit të telefonëve Nokia, ka rikthyer në treg një telefon nostalgjik nga linja e vjetër Nokia.

Në dy vitet e fundit ka rikthyer disa prej modeleve më ikonike si 3310 dhe 8110 banana. HMD thotë se ka shitur 10 milionë prej atyre telefonëve.

2720 Flip është një prej pesë telefonëve që Nokia prezantoi në Berlin në IFA 2019. Në mesin e telefonëve të tjerë janë edhe Nokia 6.2 dhe 7.2 si dhe Nokia 110.

Një tjetër telefon bazik që HMD prezantoi ishte Nokia 800 Tough i cili ka mbrojtje të gradës ushtarake. Pajisja vjen me 4G dhe u mbijeton rënieve aksidentale me lehtësi.

Telefonët e thjeshtë pritet të gjenerojnë 16 miliardë dollarë të ardhura në tre vitet e ardhshme. /PCWorld Albanian

TAGS