Emisioni më i ndjekur politik në vend, “Pressing” i Televizionit T7, nga sonte rikthehet në terminin e rregullt nga ora 20:45, nga e hëna në të premte. Sonte, të ftuar do të jenë dy mysafirë, Ramush Haradinaj dhe Shpend Ahmeti. Ata, për rreth dy orë, do t’u përgjigjen pyetjeve të Berat Buzhalës dhe Leonard Kerqukit.
Sonte në ora 21:00 rikthehet emisioni “Pressing” i Televizionit T7 në terminin e tij të rregullt. Emisioni do të transmetohet tash e tutje pesë herë në javë, nga e hëna në të premte.
Të ftuar sonte do të jenë dy mysafirë: Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj dhe Kryetari i PSD’së, Shpend Ahmeti.
Në këtë emision do të zbardhen detaje sesi u arrit marrëveshja mes AAK-së dhe PSD-së për të garuar bashkë në zgjedhjet e jashtëzakonshme; si u nda lista zgjedhore mes Haradinajt dhe Ahmetit, sa përqind të votave synojnë t’i marrin në zgjedhje dhe cilat parti do t’i bashkohen koalicionit AAK-PSD.
Mos e humbisni emisionin “Pressing”. Sonte, ora 21:00 në Televizionin T7./GazetaExpress