Rikthimi i futbollit, nesër zhvillohet takimi i parë Ministri-FSHF!

Rikthimi i futbollit, nesër zhvillohet takimi i parë Ministri-FSHF!
Tash esht Koha

Pas shumë shkresash e dokumentesh, më në fund, Ministria e Shëndetësisë dhe Federata Shqiptare e Futbollit do të ulen në një tavolinë për të nisur hartimin e protokollit të sigurisë higjieno-sanitare. Kjo jo vetëm për takimet e mbetura të këtij kampionati, por edhe për sezonin që do të vijë.





Ndërkohë që FSHF e ka ngritur grupin e saj të punës, që do të përbëhet nga Gianluca Stesina, përgjegjësi i departamentit mjekësor në FSHF, Mel Ostreni, mjeku i Kukësit dhe një nga emrat më të njohur të mjekësisë sportive në vend, dhe Arjana Sina, mjeke imazheriste në federatë.

Emrat e specialistëve të Ministrisë së Shëndetësisë do të mësohen nesër, kur edhe palët të ulen në tavolinë në orën 10:30 dhe të nisin zyrtarisht nga puna për të përgatitur sa më shpejt rikthimin e futbollit në vend.

Tash esht Koha
TAGS