Rina takon Majlindën, i gëzohet suksesit të xhudistes së artë

Ashtu si të gjithë shqiptarët, edhe Rina Balaj është krenare për sukseset e xhudistes së artë, Majlinda Kelmendi.

Reperja e ka takuar sportisten e famshme nga Kosova, me të cilën ka realizuar edhe një fotografi të përbashkët, të cilën e ka publikuar në Instagram.

(Foto: Instagram/BalajRina)

“Krenari! Sukses pas suksesi. Ti je e arta”, ka shkruar Rina në përshkrimin e fotografisë.

Lexo po ashtu:

Ky takim vjen pas suksesit të radhës të xhudistes nga Peja, e cila e fitoi medaljen e artë në Grand Slamin e Dyseldorfit në Gjermani.

Nga ana tjetër, Rina është duke e shijuar suksesin e këngës së saj më të fundit që titullohet “Ilegal”

Reperja kësaj radhe ka ardhur me një solo projekt që e ka kompletuar edhe me videoklip, i cili për katër ditë ka kaluar shifrën prej 1.5 milion shikimesh në YouTube.

Në këngët e mëparshme, Rina kishte bashkëpunuar me K-Koke (“Down On Me”) dhe Fuego (“Fly”). /Telegrafi/

TAGS