Rinoqeronti rrokullis disa herë veturën e kujdestares së kopshtit zoologjik

Rinoqeronti rrokullis disa herë veturën e kujdestares së kopshtit zoologjik

Ky është momenti rrëqethës kur një rinoqeront i tërbuar sulmon kujdestaren e kafshëve brenda veturës në kopshtin zoologjik në Gjermani, duke ia rrokullisur veturën për më shumë se tre herë.

Videoja është filmuar në kopshtin zoologjik Serengeti në Hodenhagen nga një vizitor, që ishte dëshmitar i kësaj skene të pazakontë, transmeton Telegrafi.

Rinoqeronti i quajtur Kusini, ka ngulur brinjët në turpin e veturës brenda të cilës ishte kujdestarja që ka pësuar tronditje nga rrokullisjet e veturës.

Në shikim të parë skenat dukeshin shumë të frikshme, megjithatë kujdestarja i ka shpëtuar më të keqes me vetëm disa mavijosje në trup.

TAGS