“Rio 2016”, Majlinda Kelmendi në histori, medalje të artë në xhudo

13932869_1176838672360514_2418875876891050002_nMajlinda Kelmendi ka marrë medaljen e artë në xhudo. Majlinda u përball me italianen Odette Giuffrida dhe arriti të fitojë.

Sytë e gjithë opinionit sportiv në Shqipëri dhe Kosovë kanë qenë të  drejtuar sot në Rio tek Majlinda Kelmendi, si sportistja me shanset më të mëdha për të marrë medalje të artë në Rio de Zhaneiro.

“Rio 2016”, Majlinda Kelmendi arrin në finale

Kampionia e botës në Xhudo, Majlinda Kelmendi është shumë pranë titullit kampione e Lojërave Olimpike në Xhudo duke shkuar në finalen e këtij kompeticioni.

Majlinda mposhti në gjysmëfinale xhudisten japoneze, Misato Nakamura duke i siguruar Kosovës dhe vetes medaljen e parë të argjendtë në një Olimpiadë.

Majlinda tani do të kërkojë medaljen e artë kur në finale do të përballet me italianen Odette Giuffrida, e cila mposhti në gjysmëfinale kinezen Ma Yingnan.

7 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

TAGS