“Riorganizimi brenda BE-së, kusht për negociatat”

“Riorganizimi brenda BE-së, kusht për negociatat”

Nëse miratohet metodologjia e re e zgjerimit të BE-së, shumë shpejtë mund të hapen negociatat për anëtarësim mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut. Kështu thotë euro-deputeti francez, Stefan Sezhurne. Sezhurne siguron se Franca nuk e konteston progresin që ka bërë Maqedonia e Veriut, por se është e patjetërsueshme që përpara se të zgjerohet me shtete të reja, BE-ja ta thjeshtësojë procedurën e negociatave, e cila sipas tij, tani është shumë e komplikuar, e vështirë dhe jotransparente. Në intervistë për MIA, ai ritheksoi se pos Francës edhe Danimarka e Holanda ishin të përmbajtura rreth zgjerimit vitin e kaluar.

Nëse e rishikojmë metodologjinë tonë, nëse përparojmë në riorganizimin e tonë të brendshëm, gjithçka është e mundur. Negociatat mund të hapen shumë shpejtë. Presidenti i Republikës vendosi ta shndërrojë Samitin e Zagrebit të majit në sukses. Ne nuk e bllokojmë zgjerimin, vetëm dëshirojmë të jemi të që Bashkimi Evropian është i përgatitur”-tha Stefan Sezhurne, euro-deputet francez.

Ambasadori francez në Austri, Fransoa Sen Pol tha se vetoja e vitit të kaluar nuk e nënkuptonte “Jo”-në, por se duhet pritur. Sipas Pol, së pari duhet të ndryshohet metodologjia e pastaj të vazhdojë zgjerimi. Ai shtoi se Komisioni Evropian po përgatit propozime që do të prezantohen së shpejti. Megjithatë nuk dihet akoma nëse deri në fund të këtij muaji, ashtu siç ishte paralajmëruar, BE-ja do të prezantojë një metodologji të përbashkët. Jozyrtarisht, prezantimi i metodologjisë është shtyrë për më 5 shkurt. Ndërkohë Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Gërlliq Radman përsëriti se zgjerimi i BE-së është prioritet i lartë i vendit të tij gjatë presidencës me BE-në. Radman para euro-deputetëve theksoi se hapja e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë janë veçanërisht të rëndësishme për kredibilitetin e Bashkimit Evropian dhe do të dëshmonte se qasja e BE-së ndaj fqinjësisë më të afërt është strategjike.

Anesa Salihu

Loading…