Rita bën të gjithë ta kthejnë kokën nga ajo teksa arrin për xhirimet e filmit

Rita bën të gjithë ta kthejnë kokën nga ajo teksa arrin për xhirimet e filmit
15:40 | 23 Tetor 2019

Rita Ora habiti me paraqitjen me të arritur në xhirime të realizimit të versionit të ri të “Oliver”.

Ajo ka marrë një tjetër rol të madh në një film, që është realizmi modern i “Oliver”, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Rita Ora, 28 vjeçe, të mërkurën u pa duke mbërritur në xhirime me një pamje shumë të çuditshme.

Këngëtarja, e cila do të shfaqet sërish në rolin e aktores, u shfaq me një palë pantallona të shkurtër, pallto, e kapele, teksa ecte rrugëve të Londrës për të arritur në xhirime.

Ajo luan rolin e Artful Dodger, ishte mbështjellur me shallë teksa po mbante një kafe në duar.

Rita ka qenë e zënë me xhirime të Twist gjatë gjithë javës.

Twiist është interpretim modern i Olivertit të Charles Dickensit, në të cilin personazhi është një artist që jeton në rrugët e Londrës së sotme. /Lajmi.net/

TAGS