Rita Ora arrin sonte në Prishtinë

Rita Ora arrin sonte në Prishtinë

Këngëtarja Rita Ora do të arrijë sonte në Prishtinë.

Ylli i muzikës pop është angazhuar nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijë dhe me ftesë të UNICEF-it po qëndron ne atdheun e saj. Telegrafi mëson se ajo sot (e hënë) do të arrijë në Kosovë.

28-vjeçarja do të qëndrojë tri ditë në vendin tonë në kuadër të një misioni bamirëse dhe do të takohet me viktimat e dhunës seksuale.

Këngëtarja mbajti një koncert madhështor në kuadër të festimeve të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës (në vitin 2018), ndërsa është vazhdimisht e angazhuar për ta ndihmuar vendin e saj.

Theksojmë që Rita dhe brendi gjerman i modës Escada janë duke përgatitur një kauzë të përbashkët: “Moda për gratë e pavarura dhe të forta për t’i ndihmuar ato të bëhen të forta dhe të pavarura”. Nga çdo produkt i shitur, 40 euro do të shkojnë për bamirësi, për organizatën “Women for Women International”, e cila synon të ndihmojë të mbijetuarat femra të luftës që të rindërtojnë jetën e tyre. Donacionet do të financojnë përpjekjet e organizatës në Kosovë.

“Unë kthehem sa më shpesh që të mundem. Është një vend shumë i rëndësishëm për mua”, ka thënë Rita për Kosovën.

TAGS