Rita Ora e nis vitin e ri 2019 me imazhe ‘të nxehta’ në bikini nga ishujt Maldive

Ajo ka udhëtuar drejt ishujve Maldive së bashku me motrën dhe disa miq të saj, për të kaluar disa ditë pushimi.

Rita është mjaft aktive në rrjetet sociale, ndërsa ndiqet nga mbi 14 milionë njerëz vetëm në rrjetin social Instagram.

Duket se ditët e para të vitit 2019, ajo kavendosur t’i nisë duke publikuar disa fotografi ‘të nxehta’ për ndjekësit e saj në Instagram.

Këngëtarja shqiptare ka pozuar mjaft atraktive në bikini të verdha, ndërsa ka vënë në pah format e saj trupore.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Duket se madhësia e bikinive të saj nuk është e duhura, kjo pasi bëri që te pjesa e gjoksit këngëtarja të tregojë më shumë se ç’duhet.

E për këtë gjë, Rita ishte e vetëdijshme dhe këtë vendosi ta tregojë në mbishkrimin e fotografisë në Instagram.

“Një pushim i vogël i 1 janarit. Mendoj se duhet të kuptoj madhësinë e sytjenave”, kashkruar me të qeshura Ora në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Mark Metcalfe/Getty Images/Guliver)

TAGS