Rita Ora kritikohet për promovimin e alkoolit në Instagram

Rita Ora kritikohet për promovimin e alkoolit në Instagram
16:52 | 21 Maj 2019

Aktivistët paralajmërojnë se reklamimi i alooklit nga të famshmit, po rrezikon të miturit.

Rita Ora është kritikuar për promovimin e alkoolit në Instagram, për shkak të fansave të saj të ri, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Në një postim, autorja e hitit “Hot Right Now”, 28 vjeç, reklamon brendin e tequilas “Prospero”, ku thekson gratë e fuqishme të pavarura.

Kjo bëri thirrje për zemërimin e aktivistëve, të cilët përmendin ndjekësit e rinj të Ritës.

Ekspertët bëjnë thirrje për bizneset e alkoolit, të cilët duhet t’i përmbahen ligjeve të rrepta lidhur me reklamimin e alkoolit.

Organizatat bamirëse kanë mbështetur këtë veprim, duke pretenduar se të famshmit rrezikojnë të miturit për konsumim alkooli.

Amy Powell, menaxher i marrëdhënieve me klientë në konsulencën e pajtueshmërisë së Marketingut “PromoVeritas”, tha: ‘Gjëja që më alarmon është se Rita Ora ka një audiencë prej 14+. Dhe ajo del me një foto me tequila në Instagram.

Komentet e Powell u mbështetën edhe nga aktivistët, të cilët thanë se duhet të bëhej një shqyrtim më i madh për reklamat e alkoolit.

Millie Gooch, themelues i shoqatër “Sober Girl”, tha “Ne duhet të jemi me të vërtetë të vetëdijshëm për çdo lloj reklamimi të alkoolit që po bëhet në Instagram”.

Konsiderohet se marketingu i alkoolit paraqet sfida të reja.

Përveç Ritës, alkoolin e ka reklamuar edhe David Beckham, Nicki Minaj, e shumë të tjerë. /Lajmi.net/

TAGS